LAJMI I FUNDIT:

Perez: E dua Ancelottin, por nuk do të pres përgjithmonë

Perez: E dua Ancelottin, por nuk do të pres përgjithmonë

Florentino Perez ka konfirmuar se Carlo Ancelotti është kandidati kryesor për postin e trajnerit te Real Madridi.

Trajneri i Paris Saint-Germainit është lidhur me postin e lënë bosh nga Jose Mourinho, por deri më tash ka pasur probleme në shkëputjen e kontratës me kampionin e Ligue 1.

“Në këtë moment na duhet një trajner, i cili na njeh mirë dhe italiani Carlo Ancelotti na njeh, sepse para katër vitesh u përpoqa të nënshkruaj me të dhe nuk ia arrita”.


“Nëse mund ta prishë kontratën me PSG-në, do të jemi të lumtur, ndërsa nëse nuk e bën, atëherë në rregull, por nuk besoj se kjo çështje do të zgjasë shumë”, ka deklaruar Perez për EsRadio. /Telegrafi/