LAJMI I FUNDIT:

Përfitimet e klubeve, Barcelona parakalon Real Madridin

Përfitimet e klubeve, Barcelona parakalon Real Madridin

Manchester United është skuadra me më shumë përfitime këtë sezon, duke lënë pas Barcelonën dhe Real Madridit.

Barcelona ka bërë të ditur arkëtimet për sezonin e shkuar. Klubi blaugrana mund të krenohet se ka fituar gjatë edicionit 2015-2016 një rekord prej 679 milionë eurosh duke përfshirë këtu dhe përfitimet nga afati kalimtar, pa të cilat arkëtimet neto sillen rreth 630-635 milionë euro.


Bomba në Spanjë: Laporta akuzon Bartomeun, dëshiron ta largoj Messin nga Barca!
Lexo po ashtu Bomba në Spanjë: Laporta akuzon Bartomeun, dëshiron ta largoj Messin nga Barca!

Barcelona që pritet të zyrtarizojë gjithçka nëpërmjet një konference shtypi të drejtuesve këtë të enjte ka kaluar në këtë mënyrë për herë të parë Real Madridin që duhet të ketë regjistruar rreth 620 milionë euro neto në sezonin 2015-2016 dhe që ka qenë në krye të klasifikimit evropian për fitimet për 11 sezone radhazi.

barcelona

Unitedi fiton më shumë se gjigantët spanjoll

Por të dy skuadrat spanjolle me siguri do të parakalohen nga Manchester United, i destinuar që të zërë vendin e parë falë rritjes së të ardhurave të të drejtave televizive dhe kontratave të sponsorizimit.

Djajtë e Kuq kishin parashikuar arkëtime mes 500 deri në 510 milionë funte, që falë kursit të favorshëm bëjnë 670-680 milionë euro.

Top 20 lojtarët më të shtrenjtë nën 21-vjeç (Foto)
Lexo po ashtu Top 20 lojtarët më të shtrenjtë nën 21-vjeç (Foto)

Bëhet fjalë për hapa të mëdhenj përpara për të gjitha klubet e mëdha të Evropës, duke marrë në konsideratë se në sezonin 2014-2015, Reali kishte faturuar 578 milionë euro, Barcelona 566 milionë, dhe Manchester United 519 milionë.

marcus-rashford-wayne-rooney-manchester-united_3449955

Juventusi gjigant në Itali, por larg të tjerave të Evropës

Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për futbollin italian, që shikon konkurrentët e tij të vrapojnë gjithnjë e më shumë në planin ekonomik, ndërsa në Itali gjërat kanë mbetur pas.

Juventusi, lider absolut në Itali me të paktën 150 milionë euro avantazh ndaj skuadrave të tjera të Serisë A për sa i përket arkëtimeve. Besohet se ka fituar 350 milionë euro, dhe siç mund të vihet re lehtësisht diferenca mes elitës evropiane dhe skuadrës me të pasur në Itali është vërtet e madhe.

Dhjetë lojtarët që Juventusi i largoi para kohe (Foto)
Lexo po ashtu Dhjetë lojtarët që Juventusi i largoi para kohe (Foto)

Ndoshta dhe për këtë arsye drejtuesit bardhezinj kanë bërë këtë verë blerje të fuqishme, në mënyrë për të arritur të tjerë kufij për sa i përket përfitimeve.

juve

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori