LAJMI I FUNDIT:

Pasi të lexoni këtë, vetëm kastravecë do të hani

Pasi të lexoni këtë, vetëm kastravecë do të hani

Shëron dhimbjet e kokës pas një nate me alkool

Nëse keni pirë shumë dhe brengoseni se nesër në punë do të keni dhimbje koke, atëherë hani disa rriska të kastravecit, transmeton Telegrafi.

Kastraveci është i pasur me vitaminë B edhe elektrolite që e kontrollojnë intensitetin e dhimbjeve të kokës.

Veç kësaj, kastraveci e hidraton trupin dhe i ndihmon t’i eliminoj toksinat të cilat hyjnë në trup për shkak të konsumimit të alkoolit.

E heq erën e keqe të gojës

Era e keqe e gojës shkaktohet nga bakteret e tmerrshme që gjenden në gojë.

Për t’i vrarë këto baktere, thjeshtë futeni një copë kastravec në gojë dhe do ta shihni që jeni liruar nga era e keqe!

Menaxhon shqetësimin

Një kastravec në ditë, e mban shqetësimin larg.

Si? Kastraveci është i pasur me vitaminë B1, vitaminë B5 dhe vitaminë B7, e të gjitha këto i lehtësojnë ndjenjat tona të shqetësimit.

Flokë të bukura dhe shëndetshme

Kastraveci është i pasur me silic, sodium sulfuri, fosfor dhe kalcium, e të gjitha këto luajnë rol vital në rritjen dhe fuqizimin e flokëve tuaj.

Prandaj, pini një gotë me lëng kastraveci çdo ditë dhe do t’i vëreni ndryshimet.

Ndihmon në humbjen e peshës

Nëse jeni në dietë apo ndonjë program për menaxhimin e peshës të trupit, atëherë kastraveci është miku juaj i ngushtë.

Kastraveci është i pasur me fibra të tretshëm dhe ka pak kalori.

Një gotë me kastravecë të prerë ka vetëm 16 kalori!

Shtoni një porcion të kastravecëve në çdo shujtë dhe do t’i vëreni efektet në peshën tuaj! /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Shëndetësi
Kalo në kategori