LAJMI I FUNDIT:

Përfundoi mbledhja e LDK-së, Abrashi tregon çka u bisedua në takim (Video)

Përfundoi mbledhja e LDK-së, Abrashi tregon çka u bisedua në takim (Video)

Ka përfunduar mbledhja e kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, në të cilën nuk është marrë ndonjë vendim, por vetëm janë diskutuar disa çështje.

Arban Abrashi, zëdhënës i LDK-së, tha se gjatë këtij takimi është diskutuar lidhur me demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, ndërsa bëri të ditur se mbledhja e Qeverisë e shtyrë për një kohë të pacaktuar, si nevojë për të vazhduar debatin.


Ai gjithashtu ka bërë të ditur se shtyrja e mbledhjes së Qeverisë, ku pritej të procedohej çështja e demarkacionit me Malin e Zi, nuk është bërë për shkak të mungesës së konsesusit brenda koalicionit qeveritar.

Duke komentuar deklaratat e disa deputetëve të PDK-së se çështja e demarkacionit duhet të shtyhet, Abrashi ka thënë se mendimi i partnerit në koalicion është se kjo çështje duhet votuar sa më parë, si një kusht për liberalizim të vizave, raporton lajmi.net.

“Ka qenë takimi kryesisë është debatuar rreth temave aktuale, ka të bëjë me çështjen e shënimit të kufirit me Malin e Zi, e cila do të shkojë shumë shpejtë në Kuvend. Është menduar se nevojitet me shumë debat rreth kësaj teme. Është debatuar rreth vlerësimit të punës së ministrave, dhe amendamentimi i buxhetit duke u bazuar në vlerësimet e ekspertëve etj”.

“Faktet janë në anën tanë dhe ato do të prezantohet shumë shpejtë. Jemi në përputhje me qëndrimet e partnerëve të koalicionit. Kryeministri ka pasur raporte edhe me zyrtarë të Brukselit lidhur me këtë çështje”, tha ai.

“Mbledhja do të shtyhet edhe për disa ditë. Shtyrja nuk ka të bëjë për çështjen e votave”, ka thënë Abrashi.

Zëdhënësi i LDK-së ka folur edhe për deklaratat e disa zyrtarëve të PDK-së brenda qeverisë të cilët kanë kërkuar zvogëlim të numrit të ministrave në Qeveri

“Është biseduar për zvogëlimin e kabinetit, nuk do të përmendi detaje. Janë disa ministri që duhet të shkurtohen dhe disa që duhet të bëhen bashkë”.

Live pas mbledhjes se LDK-së

Posted by lajmi.net on Dienstag, 12. Juli 2016

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajme
Kalo në kategori