LAJMI I FUNDIT:

Përgjimet: Personat që u morën me pajisjen, pa certikatë sigurie

Përgjimet: Personat që u morën me pajisjen, pa certikatë sigurie

Prokuroria ka konstatuar se personat që janë marrë me pajisjen e përgjimit të ardhur nga Italia nuk kanë qenë të pajisur me certifikatë sigurie.

Sipas ligjit, certifikata jepet nga Drejtoria e Informacionit të Klasifikuar në Kryeministri, por duket se kjo zyrë nuk ishte informuar fare për ardhjen e pajisjes në vendin tonë.


Referuar ligjeve në fuqi, Prokuroria thotë se “Policia e Shtetit duhej të ishte konsultuar paraprakisht për përdorimin e kësaj pajisjeje me Prokurorin e Përgjithshëm si autoriteti qendror dhe i vetëm i përgjimit dhe me Drejtorinë e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, në mënyrë që qëndrimi i kësaj pajisjeje në territorin e Republikës së Shqipërisë të kishte përkufizim ligjor dhe transparent për qëllimet e përdorimit dhe mundësitë teknike të saj, raporton Panorama.

Sipas Prokurorisë, kreu i Policisë, Haki Çako, pretendon në formë konsekuente se aparatura nuk është përdorur në asnjë moment nga shtetas shqiptar, por nga këqyrja e librit të hyrje-­daljeve në F.P.O. dhe nga pyetja e specialistëve të mbajtjes së librit, rezulton se të paktën në dy raste automjeti ka qenë në posedim të shtetasit shqiptar Entiol Xhelilaj i vetëm.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori