LAJMI I FUNDIT:

Përhapet sëmundja e gjedhëve, mbyllen tregjet në Kosovë (Video)

Përhapet sëmundja e gjedhëve, mbyllen tregjet në Kosovë (Video)

Sefedin Jashari nga qyteti i Ferizaj, i cili merret me tregtimin e gjedheve, thotë se vendimi për mbylljen e tregjeve të kafshëve i ka shkaktuar dëme të mëdha pasi të ardhurat e vetme për familje ai i ka pasur nga rritja dhe shitja e kafshëve të llojit të gjedhit.

Por, nga Inspektorati i Komunës së Ferizaj thonë se ata vazhdimisht inspektojnë dy tregjet më të mëdha në komunën e Ferizajt dhe kanë regjistruar dy raste si të dyshuar nga prekja e kësaj sëmundje.


E, Hazir Kamberi nga fshati Prelez i komunës së Ferizajt, prej ku edhe janë regjistruar rastet e para për dyshim të sëmundjes në këtë komunë, mirëpret vendimin e Agjencisë pasi edhe ai vet frikësohet për xhedhet të cilat i ka në pronësi.

Zyrtar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës kanë konfirmuar për TribunaChannel se janë mbyllur të gjitha tregjet e kafshëve në Kosovë.

Ata bëjnë të ditur se ka filluar vaksinimi i kafshëve në masë, kundër sëmundjes, nga e cila janë shënuar edhe rastet e para të ngordhjes.