LAJMI I FUNDIT:

Përjashtimi i Spahiut, Meta: Drejtësia nuk është puna jote

Përjashtimi i Spahiut, Meta: Drejtësia nuk është puna jote

Grupi Parlamentar i Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), ka përjashtuar nga radhët e saj deputetin e Dibrës, Përparim Spahiu, për deklaratat tij kundër ndarjes së sovranitetit të vendit me ndërkombëtarët për kryerjen e vetingut në Drejtësi.

Por mesazhi në “Twitter” i Spahiut është cilësuar nga Grupi Parlamentar si qëndrim personal i gabuar dhe i nxituar, në kundërshtim të plotë me qëndrimet e LSI-së për Reformën në Drejtësi. Mësohet se gjatë diskutimit në grup, Ilir Meta i ka quajtur të patolerueshme deklaratat e Përparim Spahiut, ndaj i ka qëndruar propozimit për ta përjashtuar nga Grupi Parlamentar.


Gjatë diskutimit, deputeti Luan Rama i ka dalë në mbrojtje Spahiut, duke e quajtur si masë ekstreme përjashtimin, por duke sugjeruar një pezullim të përkohshëm. Por burimet bënë të ditur se deputeti i Dibrës është shprehur që statusi i tij është keqinterpretuar dhe se kishte të bënte me një çështje të paqartë, se kush do t’i zgjidhte anëtarët e organizatës ndërkombëtare.

Panorama, shkruan se Spahiu është shprehur që mesazhi i tij është keqpërdorur nga mediat, pasi ai ka shprehur qëndrim në një status privat dhe jo në emër të LSI-së. Po ashtu, burimet bënë të ditur se deputeti ka thënë se qëllimi i mesazhit të tij nuk kishte fare të bënte me faktin se ishte dakord apo jo që vetingu të bëhej nga të huajt, pasi në mesazh ka shprehur dakordësinë që procesi të kryhet nga BE-ja, SHBA-të apo NATO.

Por mësohet se Ilir Meta është treguar i prerë, teksa i ka thënë deputetit Spahiu se: “Nuk kishe punë fare. Fol për taksat dhe s’të them gjë, por jo për Drejtësinë, pasi nuk është puna jote”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndalimi i policëve të Kosovës, DASH: Serbia po bën veprime përshkallëzuese

Ndalimi i policëve të Kosovës, DASH: Serbia po bën veprime përshkallëzuese

Lajme
Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishte takim i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishte takim i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Lajme
Kalo në kategori