LAJMI I FUNDIT:

Përkrahje trashëgimisë kulturore në Kosovë

Përkrahje trashëgimisë kulturore në Kosovë

Pritet që këtë vit të nis restaurimi i bibliotekës në Tyrben e Suzi Çelebiut në Prizren, e cila është ndërtuar në vitin 1513 dhe konsiderohet një prej bibliotekave më të vjetra në Ballkan. Ky pritet të jetë një prej investimeve të Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), e cila përkrah ruajtjen dhe promovimin e trashëgiminë kulturore në Kosovë.

Koordinatori për Kosovë i TIKA-s, Adem Urfa ka thënë se restaurimi i kësaj biblioteke dhe i objekteve të tjera të trashëgimisë kulturore e historike do t’i ndihmojë Kosovës për ta promovuar identitetin e saj kulturor.

“Por, fatkeqësisht tash për tash biblioteka e Suzi Çelebiut është uzurpuar dhe është duke u përdorur nga persona privatë. Pas zgjidhjes së këtij problemi, objekti do të jetë një prej fakteve dhe pasurive më të mëdha historike të Kosovës”, ka thënë Urfa, gjatë një bisede për Telegrafin.


Gjithashtu, parashikohet që gjatë këtij viti të bëhet rregullimi i kompleksit të xhamisë në fshatin Shushicë të Istogut, i cili ishte rrënuar nga forcat serbe gjatë luftës së fundit. Ky vend është cilësuar i rëndësishëm, sepse është vendlindja e babait të poetit kombëtar Mehmet Akif. “Akif është vlerë e përbashkët edhe e Kosovës edhe e Turqisë, prandaj është e rëndësishme edhe për marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve”, ka thënë Urfa.

Këtë vit synimi kryesor i TIKA-s është sektori i trashëgimisë kulturore. Pritet që të realizohen tetë projekte, ku përfshihet restaurimi i kompleksit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë, hapësira e xhamisë së Sinan Pashës dhe xhamia e Emin Pashës në Prizren, xhamia e Terzi Mëhallës në Prizren, tyrbja në Gazimestan, Namazxhahu dhe varrezat osmane në Prizren.

Gjithashtu do të meremetohet ndërtesa e muzeut në tyrben e Sulltan Muratit në Mazgit, e për tre vjetët e ardhshme do të menaxhohet nga TIKA.

Deri tash janë realizuar më shumë se 50 projekte në fushën e arsimit dhe janë ndërtuat shkolla të reja dhe anekse të shkollave.
“Kosova politikisht është shtet i ri, ama ka një histori shumë të lashtë kulturore, pjesë e trashëgimisë botërore. Të gjitha këto objekte janë fakte për këto. Po t’ia hiqni Kosovës këto objekte, do të mbetej e zhveshur”, ka thënë Urfa.

Prej vitit 2004, kur është hapur përfaqësia e TIKA-s në Kosovës janë realizuar shatë projekte të restaurimit të objekteve kulturore-historike, me vlerë në më shumë se dy milion euro. Të gjitha projektet janë organizuar bashkërisht me Ministrinë e Kulturës së Kosovës, Bashkësinë Islame të Kosovës dhe institucione të tjera të Kosovës. (A. Fazliu) /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajme
Kalo në kategori