LAJMI I FUNDIT:

Përleshje mes dy familjeve, vritet një person në Leposaviq

Përleshje mes dy familjeve, vritet një person në Leposaviq

Pas një përleshje mes dy familjeve që ka ndodhur mbrëmë rreth mesnatës në Leposaviq, ka pasur të shtëna nga të cilat është vrarë 47–vjeçari i nacionalitetit serb, Kostic Milenko.

Sipas burimeve të Kosovapress-it, të shtënave në Leposaviq u ka prirë një përleshje e mëhershme në mes të gjashtë personave nga familja Kostic dhe Kostovic, për shkak të një parcele dhe vendit ku do të vendosej një kioskë.

“Babai dhe dy bijtë e familjes Kostovic kanë sulmuar familjen Kostic ku njëri nga anëtarët e kësaj familje është vrarë me armë zjarri”, kanë thënë burimet.


Ngjarjen e ka konfirmuar për Kosovapress edhe policia në Mitrovicë.

Zëdhënësi i saj, Besim Hoti, ka thënë se mbrëmë në Leposaviq ka pasur përleshje masive mes dy grupeve të personave, me ç’rast si pasojë e plagëve të marra nga armë zjarri një person ka humbur jetën. Sipas tij, hetimet rreth këtij rasti janë në proces. /Telegrafi/