Vlerësimet sugjerojnë se 10% e marrjes së kalorive të një të rrituri vjen nga alkooli. Gram për gram, ai është burimi i dytë me më shumë kalori të energjisë, menjëherë pas yndyrës.
Alkooli duhet ta ketë një etiketë për përmbajtje të kalorive, për ta reduktuar trashjen, sipas mjekëve të shëndetit publik, transmeton Telegrafi.
Mjekët paralajmërojnë se një gotë e madhe me verë mund të përmbajë rreth 200 kalori – njëjtë si një petull.
Ushqimi tashmë vjen me informacionet për kalori, por alkooli është i përjashtuar nga ligjet e etiketimit të ushqimit të BE-së. Dhe Komisioni Evropian po shqyrton nëse pijet duhet të mbajnë informacion të tillë.
Grupi Portman, i cili i përfaqëson prodhuesit e pijeve, tha se i mori pasojat shëndetësore të pirjes “shumë seriozisht” dhe ofroi informacione për kaloritë në faqen e internetit Drinkaware.
Në një deklaratë thuhet: “Prodhuesit e pijeve mund ta luajnë një rol kyç në informimin dhe edukimin e konsumatorëve dhe janë të hapur për diskutime të mëtejshme në lidhje me informacionin për kaloritë.
Megjithatë, është e rëndësishme që përmbajtja e alkoolit, dhe jo përmbajtja e kalorive, duhet ta informojë në radhë të parë vendim-marrjen e konsumatorit.
“Vetëm një birrë premium përmban në vetvete kalori të mjaftueshme për një vakt të vogël dhe, kur i shtohet vetë ushqimit, e ha një copë të maksimales së lejuar të çdokujt”, thotë Tam Fry, nga National Obesity Forum.
Jackie Ballard, drejtoreshë ekzekutive e Alcohol Concern, tha: “Shumë më shumë duhet të bëhet për ta rritur ndërgjegjësimin e përmbajtjes dhe dëmeve që mund të shkaktohen nga alkooli.
“Ju hyni në ndonjë dyqan dhe kaloritë, përmbajtja e yndyrës, sheqeri dhe më shumë janë në anën e pasme të paketave ushqimore dhe ne nuk shohim dot se pse me alkoolin duhet të jetë ndryshe.” /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj