LAJMI I FUNDIT:

Përmbledhje e seancës së sotme të Kuvendit: EULEX-i, edhe dy vite në Kosovë (Video)

Përmbledhje e seancës së sotme të Kuvendit: EULEX-i, edhe dy vite në Kosovë (Video)

84 deputetë të Kuvendit të Republikës i kanë thënë PO vazhdimit të mandatit të EULEX-it, pavarësisht se kritikuan ashpër këtë mision për dështime të mëdha.

Për t’u votuar me procedura të përshpejtuara të dyja ligjet në fillim të seancës deputetët kanë bërë shmangie të rregullores, raporton KTV.


Derisa të dyja partitë në pushtet ishin mobilizuar që të kishin mbi 80 deputetë të sallë, aty për të prezantuar projektligjet nuk ishte ministri i drejtësisë Hajredin Kuçi, i cili ishte në një ngjarje tjetër në Prizren.

Kështu deputetët shkuan në pauzë për 15 minuta, por ata nuk u kthyen edhe një orë pas, në pritje të ministrit të Drejtësisë.

Bashkë me deputetët gjatë priti edhe shefi i Kuçit, Isa Mustafa.

Kur ministri erdhi në sallë, u prezantoj ligjet deputetëve.

Ndërsa kryeministri Isa Mustafa duke folur si shef i Qeverisë dhe LDK_së tha se prania e EULEX-it do të forcojë shtetin ligjor dhe luftën kundër korrupsionit.

Ndërkohë kryeparlamentari Kadri Veseli që e mori fjalën në emër të grupit parlamentar të PDK-së, tha se PDK e voton vazhdimin e mandatit të EULEX-it, por ka kërkuar nga Evropa që t’u besojnë më shumë institucioneve të Kosovës.

Ai tha se drejtësia duhet të jetë e barabartë për të gjithë dhe se duhet të ndalen sulmet ndaj ushtarëve të UÇK-së.

Ndërkohë shefi i deputetëve të Vetëvendosjes Glauk Konjufca tha se drejtësia e policia vazhdojnë të jenë institucionet më të kapura dhe sipas tij edhe EULEX-i i ka shërbyer politikës.

Ndërsa deputetja e LDK-së Vjosa Osmani tha se është koha që Kosova të pyet se sa ka bërë ky mision që vendi të ndjehet i sigurtë dhe qytetarët të besojnë në sistemin e drejtësisë.

Shumica e deputetëve të PDK-së akuzuan EULEX-in se është marrë me ushtarët e UÇK-së e asnjëherë me kriminelët serb që kanë bërë krime gjatë luftës në Kosovë, përkundër që i kanë të dëshmuar me emra kriminelët.

Sipas tyre nga EULEX-i i është bërë padrejtësi komandantëve të UÇK-së ndër ta e përmendën Sami Lushtakun e Azem Sylën.

Ndryshe deputetët kanë votuar edhe plotësim ndryshimet e ligjit për EULEX-in

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Kalo në kategori