LAJMI I FUNDIT:

Përmbledhje nga konferenca që synon tërheqjen e investimeve (Video)

Përmbledhje nga konferenca që synon tërheqjen e investimeve (Video)

Një numër i madh i bizneseve nga shtetet gjermanofolëse, një pjesë e tyre të udhëhequr nga mërgimtarët tanë, kanë marrë për së afërmi informacionet për mundësinë e investimeve të tyre në Kosovë.

Në forumin “Diaspora-Investimet dhe Punësimi”, zyrtarë të institucioneve kanë prezantuar një varg masash të ndërmarra, ndërsa kanë ftuar bizneset që të investojnë në vend, raporton KTV.

Organizatorët thanë se ky forum ka qenë i planifikuar të bëhet shumë më herët, por është shtyrë për shkak të situatës politike në vend.

Pjesëmarrësit kanë kërkuar më shumë punë e më pak fjalë, në mënyrë që të sillet kapitali investues nga diaspora në Kosovë, pasi që atje ka shumë interes për ta bërë këtë.

Brenda një viti, në vend, nga diaspora sillen shuma të parave të konfirmuara në vlerë prej rreth 700 milionë eurosh, por pjesa dërrmuese e tyre harxhohen për konsum.

Të martën, kompanitë pjesëmarrëse do të marrin pjesë në panairin e punës, përmes të cilit do të kërkojnë mbi 900 punëtorë të profileve të ndryshme.