LAJMI I FUNDIT:

Përmbledhje nga vizita e Princit Charles dhe Dukeshës së Cornwallit në Kosovë (Video)

Përmbledhje nga vizita e Princit Charles dhe Dukeshës së Cornwallit në Kosovë (Video)

Ditën e dytë të qëndrimit në Kosovë, Princi Charles dhe Dukesha e Cornwallit, e kanë nisur me presidenten në largim, Atifete Jahajga. Jahjaga ka nderuar princin e Walesit duke e dekoruar me Urdhrin për Paqe, Demokraci dhe Humanizëm “Dr.Ibrahim Rugova”, për kontributin e tij.

“Vizita e Lartmadhërisë së Tyre në Kosovë rikonfirmon lidhjet e veçanta dhe të fuqishme ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar”, citohet të ketë thënë presidentja Jahjaga në këtë takim, raporton KTV.


Takime të ndara, Princi Charles e Dukesha Camilla, kanë mbajtur me përfaqësues e familjarë të personave të pagjetur, dhe të viktimave të dhunës seksuale. Në shoqërim të Presidentes Jahjaga, kryetarit të Komisionit për persona të pagjetur, Prenk Gjetaj, çifti ka vënë kurora lulesh te Memoriali për të Pagjeturit.

Pas kësaj, kanë takuar nga afër familjarë të të pagjeturve. Këta të fundit i kanë kërkuar Princit Charles, që t’i bëhet presion Beogradit zyrtar, për t’i dhënë fund pritjes së tyre.

Motra e Ukshin Hotit, Myrvete Hoti -Kasumi, ka thënë se shpreson që kjo të jetë vizita e fundit e një personaliteti ndërkombëtar që i gjen ata në këtë gjendje. Çifti mbretëror, që për herë të dytë po e viziton Kosovën, kanë vizituar edhe pjesëtarë të komunitetit RAE në komunën e Fushë Kosovës, për të vazhduar për në qytetin e Prizrenit.

Ndërkaq, pas përfundimit të vizitave në Prishtinë, Princi Charles, e ka vizituar edhe Prizrenin. Fillimisht, ai është ndalur në urën e gurit. Afër lumëbardhit, ai është takuar edhe me drejtues të festivalit DokuFest.

Ngrohtësisht, ai është pritur nga krerët e Bashkësisë Islame në xhaminë Sinan Pasha. Kryetarit i BIK-ut, Naim Tërnava, e njoftoi për rëndësinë e tolerancës fetare.

Në sheshin Shatërvan, nxënësit e Prizrenit, të organizuar përshëndetën princin britanik. Por njëjtë nuk ka vepruar kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja.

Multietnciteti i qytetit bëri që Princi Charles ta vizitojë edhe kishën Ortodokse dhe atë Katolike. Në agjendën e tij, princi Charles kishte edhe pjesëmarrjen në konferencën ndërfetare, të organizuar nga Ministria e Jashtme.

Ai tha se është shumë i kënaqur që është në Kosovë dhe se po dëgjon rrëfime të ndryshme që nga 1999-a, kur ka qenë për herë të parë.

“Më është thyer zemra nga rrëfimet e familjarëve të personave të pagjetur, të cilët më kanë lutur për ndihmë në gjetjen e familjarëve të tyre. Hakmarrja për veprimet e këqija nuk është rruga e duhur, por falja është ajo që duhet ndjekur”, ka thënë ai. Princi Charles në Prizren, nuk ishte i shoqëruar nga partnerja e tij.

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Lajme
Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë -  kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë - kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Lajme
Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Lajme
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori