LAJMI I FUNDIT:

Përplasje mes BDI-së dhe PDSH-së për paraburgimin e Gafurr Dugollit

Përplasje mes BDI-së dhe PDSH-së për paraburgimin e Gafurr Dugollit

Vazhdon paraburgimi i Gafurr Dugollit i cili u ndalua në Maqedoni me urdhër arrest të Serbisë, ndërsa nga ana tjetër vazhdojnë edhe përplasjet mes subjekteve politike shqiptare. Nga BDI-ja shprehen të prerë se nuk do të lejojnë në asnjë mënyrë ekstradimin Dugollit në Serbi, ndërkohë që PDSH-ja kërkon përgjigje se pse u lejua arrestimi me urdhër arrest të Serbisë. Sipas PDSH-së opozitare neglizhenca institucionale e BDI-së është shkaku kryesor që Dugolli vazhdon ët mbetet në paraburgim.

“Partitë politike të bllokut shqiptar të cilat e quajnë veten opozitë ndoshta nuk kanë njohuri dhe thonë se Serbia ka dhënë urdhër. Gafurri nuk është burgosur me urdhër të Serbisë por të Interpolit. Besoj se institucionet gjyqësore në koordinim me ministrin e drejtësisë e shohin se nuk ka asnjë pengesë dhe besoj se shumë shpejt Gafur Dugolli do të jetë i lirë. Ministri Adnan Jashari nuk nënshkruan ekstradimin e Gafurr Dugollit”, tha Nevzat Bejta, BDI, për Alsat-M.


“Rasti i Dugollit është nënçmim për një milion shqiptarët e Maqedonisë. Është nënçmim ndaj Kosovës që e bën BDI-ja dhe është prerje në besë ndaj zotit Dugolli. Rasti i Dugollit, paramendoni kur kjo qeveri e VMRO-BDI merr guximin të burgos një epror të lartë të FSK-së, paramendoni si janë shqiptarët këtu në Maqedoni dhe sa të pambrojtur jemi nga kjo qeveri”, deklaroi Bekim Fazliu, PDSH.

Analisti Arsim Sinani është shprehur se arrestimi i Gafurr Dugollit mund të ndikojnë negativisht në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Maqedonisë, të cilat sipas tij janë të brishta për momentin.

“Mendoj se për shqiptarët e Maqedonisë është e papranueshme që ai të mbahet, dhe çdo minutë që mbahet aty i bën shqiptarët të ndihen keq. Mendoj se BDI duhet të jetë shumë e vëmendshme me çështjen Dugolli për shkak se çështja Dugolli mund ti keqësoj marrëdhëniet të cilat edhe ashtu janë të keqësuara”, tha Arsim Sinani, analist.

Eprori i FSK-së Gafur Dugolli tashmë një javë është në paraburgim pasi ishte ndaluar nga policia e Maqedonisë teksa kalonte kufirin, për të ardhur në Shkup ku duhej të merrte vizë në ambasadën amerikane./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Kurti: Zëvendësdrejtori i policisë që u ndalua dje nga Serbia, është dërguar në Rashkë

Kurti: Zëvendësdrejtori i policisë që u ndalua dje nga Serbia, është dërguar në Rashkë

Lajme
Lirohen policët e ndaluar në Serbi, përveq zv.drejtorit Jankoviq

Lirohen policët e ndaluar në Serbi, përveq zv.drejtorit Jankoviq

Lajme
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Johnson: Putini mund të synojë Ballkanin, nëse lejohet

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Johnson: Putini mund të synojë Ballkanin, nëse lejohet

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Lajme
Kalo në kategori