LAJMI I FUNDIT:

“Përplasjet” nesër premierë në Teatrin Kombëtar

“Përplasjet” nesër premierë në Teatrin Kombëtar

Nesër me fillim nga ora 20:00 në Teatrin Kombëtar të Prishtinës do të shfaqet premiera e dramës “Përplasjet” nga regjisori Ekrem Kryeziu.

Kjo dramë ngërthen në vete jetën e një pjese të popullatës në kohën e ish-Jugosllavisë, të cilët kanë qenë të shtypur e të keqtrajtuar në burgjet e atëhershme.

“Përplasjet” vjen në skenë përmes skenaristit dhe regjisorit Ekrem Kryeziu, i cili pak a shumë ka paraqitur edhe një pjesë të jetës së tij, në kohën kur edhe ai ka qenë në burg.

Me këtë shfaqje ai është munduar të paraqesë përjetimet e një pjese të popullit kosovar, duke e cilësuar si një ngjarje pothuajse të vërtetë.

“Kjo shfaqje teatrale është një reflektim për jetën në burg, për fatin e njerëzve që kanë kaluar në kazermat e ish-Jugosllavisë”, ka thënë Ekrem Kryeziu.

Në rolet kryesore luajnë aktori i famshëm Çun Lajçi, pastaj Afrim Musaj dhe Genta Retkoceri, ndërsa muzika është punuar nga Valton Beqiri. /Telegrafi/