LAJMI I FUNDIT:

Përse meshkujt e sotëm janë shumë më të dobët se dikur?

Përse meshkujt e sotëm janë shumë më të dobët se dikur?

Meshkujt e sotëm janë më të dobët sesa që ishin 30 vite më parë, tregon hulumtimi i ri në Journal of Hand Therapy.

Në studim, meshkujt ishin testuar për forcën e shtrëngimit dhe shkencëtarët kishin zbuluar se meshkujt e moshave 25-29 kishin qenë më të dobët se vite më parë, transmeton Telegrafi.


Forca e shtrëngimit mund të mos duket shumë e rëndësishme përderisa nuk jeni në sportin e mundjes së duarve, por shërben shumë mirë për forcën e përgjithshme.

Në fakt, një studim i vitit 2011 kishte treguar se forca e shtrëngimit është tepër e rëndësishme për pompa,  zgjatje të këmbëve etj.

Veç kësaj, meshkujt janë më të dobët sot për shkak se nuk janë duke kërkuar më punë ku përfshihet puna fizike manuale, si në fushat e prodhimit dhe agrikulturës, tregon autorja e këtij studimi, Elizabeth Fain. /Telegrafi/