LAJMI I FUNDIT:

Përveç të nxehtit, sot në Istog pat edhe breshër (Video)

Përveç të nxehtit, sot në Istog pat edhe breshër (Video)

Derisa në pothuajse gjithë territorin e vendit po mbizotërojnë vetëm temperaturat e larta, kjo nuk po ndodh në Studenicë të Istogut.

Banorët e këtij fshati sot kanë pasur momente freskie, që i ka sjell shiu i përcjell me një breshër të pazakontë për temperaturat e larta që u shënuan sot.

Breshëri i cili ka rënë sot rreth orës 12:30, në këtë fshat, ka zgjatur rreth pesë minuta, duke shkaktuar edhe dëme të vogla bujqësore. /KP/