LAJMI I FUNDIT:

Pesë mënyra se si të ballafaqoheni me kritikat në mënyrë efikase

Pesë mënyra se si të ballafaqoheni me kritikat në mënyrë efikase

Askujt nuk i pëlqejnë kritikat, por fatkeqësisht janë diçka që të gjithë duhet të ballafaqohemi me to në një pikë të jetës.

Njerëzit do t’ju gjykojnë në bazë të punës që e keni kryer, qoftë nëse është ajo në punë apo në shtëpi, dhe duhet të ballafaqoheni me të duke treguar durim, pasi që fjalët e ashpra mund t’ju demoralizojnë, transmeton Telegrafi.


Edhe njerëzit më të njohur në botë tregojnë se është mirë t’i mbani kritikat afër vetes, pasi që vetëm kësisoj do t’i dini fajet tuaja. Kjo është mënyrë e mirë për t’i mësuar dobësitë dhe për t’i mposhtur ato.

Sidoqoftë, ka shumë mënyra për t’u ballafaquar me kritikat, por së pari duhet të kuptoni se çfarë lloji i kritikës është. Gjithashtu duhet të injoroni tonin apo mënyrën me të cilën një person ju ka kritikuar.

Duhet t’i filtroni sugjerimet e vlefshme të kritikës dhe të punoni në to.

Dëgjoni me kujdes se çfarë kritikët thonë për ju

Fillimisht duhet të dëgjoni se çfarë duan të thonë kritikët për ju. Analizoni komentet e tyre nga të gjitha këndvështrimet dhe shikoni me kujdes nëse janë duke e bërë këtë nga zilia apo thjesht janë sugjerime të vlefshme.

Nëse qëllimet e tyre janë të vërteta, atëherë dëgjoni me kujdes!

Përgjigjuni me qetësi

Pavarësisht se sa të ashpra janë kritikat ndaj teje, gjithmonë duhet t’i dëgjoni dhe t’ju përgjigjeni në mënyrë të qetë pasi kritikët të kenë thënë gjithçka.

Mbani mend, duhet të kontrolloni veten dhe të kujdeseni për nivelet e stresit.

Injoroni kritikat false

Ndonjëherë nuk ka logjikë në komentet kritike të dikujt dhe njerëzit kanë tendenca t’ju kritikojnë vetëm për t’ju lënduar. Prandaj, në situata të tilla duhet të qëndroni të heshtur dhe të mos ju kushtoni vëmendje, por t’i injoroni plotësisht.

Buzëqeshni dhe relaksohuni

Qoftë nëse ju pëlqejnë apo jo komentet e dikujt, ju duhet të qëndroni të pandryshuar. Merrni frymë thellë dhe buzëqeshni, nuk ka rëndësi edhe nëse është buzëqeshje false, pasi që kjo mund t’ju ndihmojë të relaksoheni. Kjo do t’i dërgoj shenja pozitive personit tjetër dhe do ta motivoj atë të ketë një sjellje më të mirë.

Mos i merrni gjërat personalisht

Kjo është rrënja e të gjitha problemeve. Përse njerëzit i marrin gjërat shumë personalisht?

Duhet të kuptoni se kur njerëzit kritikojnë, ata e krijojnë punën tuaj, e jo juve si person. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Pesë trendet retro të mobilimit që do të jenë më të pëlqyerat e vitit

Pesë trendet retro të mobilimit që do të jenë më të pëlqyerat e vitit

Rregullimi i shtëpisë
Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Lifestyle
Pse disa njerëz nuk e gjejnë dot dashurinë e vërtetë? Shkenca jep disa arsye

Pse disa njerëz nuk e gjejnë dot dashurinë e vërtetë? Shkenca jep disa arsye

Këshilla Lifestyle
Burri hasi në një gur varri me një kod QR - kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa

Burri hasi në një gur varri me një kod QR - kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa

A e dini se...
A mund të gjeni dy pllaka identike? A keni sy për detaje?

A mund të gjeni dy pllaka identike? A keni sy për detaje?

Stil
Kalo në kategori