LAJMI I FUNDIT:

Petar Esmerov emërohet ushtrues i detyrës, Drejtor i DAP

Petar Esmerov emërohet ushtrues i detyrës, Drejtor i DAP

Petar Esmerov është drejtor i ri Drejtorisë së të ardhurave publike, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ai në këtë funksion është emëruar pasi që drejtori paraprak Kiril Minoski u emërua për Ministër të Financave.


Esmerov, i cili tani për tani është emëruar si u.d. drejtor i DAP, deri më tani ai ka punuar në drejtori, në pozitën Drejtor i drejtorisë rajonale Shkup.

Esmerov do të jetë ushtrues detyre Drejtor i DAP deri sa të zgjidhet drejtori i ri përmes thirrjes publike./Telegrafi/