LAJMI I FUNDIT:

Petir: Zgjedhjet më 5 qershor – standardi i vetëm demokratik për ardhje në pushtet

Petir: Zgjedhjet më 5 qershor – standardi i vetëm demokratik për ardhje në pushtet

Marijana Petir, kryetare e grupit joformal “Miqtë e Maqedonisë në Parlamentin Evropian” dhe një nga eurodeputetet më me ndikim nga Partia më e madhe Popullore Evropiane (EPP), në deklaratë për MIA-n dërgoi porosi të fuqishme se BE-ja pret që zgjedhjet parlamentare në Maqedoni të mbahen muajin e ardhshëm sipas parashikimit si “mjeti i vetëm demokratik për ardhje në pushtet”.

Siç lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, Petir, e cila nesër do të arrijë për vizitë treditëshe në Maqedoni, në emër të Parlamentit Evropian, konsideron se për Brukselin zyrtar më me rëndësi është që në Maqedoni të ektë Qeveri me legjitimitet të plotë, që do ta përbëjnë ata të cilët në zgjedhjet e 5 qershorit do ta fitojnë shumicën e votave nga qytetarët e Maqedonisë.


“Para së gjithash, unë me të vërtetë konsideroj se të gjithë duhet t’i respektojmë standardet demokratike, ndërkaq standarde demokratike për ardhje në pushtet janë zgjedhjet. Për atë arsye pres që zgjedhjet në Maqedoni të mbahen siç është paraparë në qershor dhe më pas kuptohet, ata që do të fitojnë shumicën në ato zgjedhje, të marrin legjitimitet demokratik për të përbërë Qeverinë dhje ndoshta të sjellin disa reforma të reja apo të tjera”, është decide Petir në deklaratën për MIA-n.

Deputetja kroate në Parlamentin Evropian thotë se ajo nuk vjen në Maqedoni për t’u përzier në marrëdhëniet e brendshme, por t’i japë mbështetje Qeverisë së Maqedonisë, por para së gjithash popullit të Maqeodnisë, në mënyrë që, sipas saj, me përpjekje të përbashkëta të tentojnë t’i bindin ata që vendosin për të ardhmen e Maqedonisë, ndërkaq që ndodhen jashtë vendit, se Maqedoni meriton datë për hapjen e negociatave për anëtarësim në Union.

Eurodeputetja e cila është pjesë e EPP-së, vjen nga Partia Fshtare Kroate (HSS) e cila është partia më e vjetrër në Kroaci, thotë se thirrjen për të ardhur në Maqedoni e ka marrë që nga Fatmir Besimi derisa ai ishte nënkryetar i Qeverisë, sepse Qeveria e Maqedonisë shumë shpesh ka organizuar të ashtuquajturat bisedime dhe dialogje evropiane.

Sipas eurodeputetes kroate, Maqedonia kohë më parë i ka përmbushur të gjitha kushtet që nevojiten për hapjen e negociatave me BE-në dhe se çdo shtyerje dhe obstruksion i mëtuitjeshëm brenda vetë Maqedonisë e largojnë Maqedoninë nga ai qëllim që është jashtëzakonisht i rëndësishëm. petir thotë se me hapjen e negociatave inkuadruese hapen mundësi të reja për Maqedoninë dhe për popullin e Maqedonisë, ndërkaq se me hyrjen e Maqedonisë në BE hapen mundësi të reja dhe të mëdha që të tërhiqen mjete nga fondet evropiane, të investohet atje ku ka nevojë dhe Maqedonia të nisë me të gjitha forcat përpara siç, sipas saj, edhe e meriton vendi, sepse “Maqedonia sot me të vërtetë i ruan kufijt e jashtëm të Bashkimit Evropian”, thotë Petir./Telegrafi/