LAJMI I FUNDIT:

Photo Map largohet nga Instagram

Photo Map largohet nga Instagram

Instagram është duke e larguar tiparin Photo Map, tipar ky që ka mundësuar grumbullimin e fotove që janë shkepur në lokacione të caktuara.

Aplikacioni ka ndryshuar shumë gjatë këtij viti, prej një ikone të re që mundëson kyçjen në shumë llogari deri te Instagram Stories, tipari i ngjashëm me Snapchat.

Lajmi është konfirmuar nga Mashable të cilët kanë marrë një deklaratë zyrtare nga Instagram. “Photo Map nuk është përdorur shumë, kështu që kemi vendosur t’a tërheqim këtë tipar dhe të fokusohemi në prioritete tjera.” – thuhet në deklaratë.

Photo Map ka qenë tipar që nuk është monetarizuar nga Instagram kështu që duket e arsyeshme që Instagram ka vendosur ta largoj këtë tipar.