Mbipesha është ndër shkaktarët kryesorë për zhvillimin e sëmundjeve kronike si diabeti dhe hipertensioni, sipas një informacioni të lëshuar nga Organizata Botërore e Shëndetit (WHO).
Të gjithë jemi dëshmitarë se miliona njerëz ballafaqohen me këtë problem çdo ditë. Sipas disa studimeve të fundit mjekësore, më shumë se dy miliardë njerëz vuajnë nga obeziteti – numër i cili e përfaqëson rreth 30 përqindëshin e popullsisë së botës – dhe të paktën 5 për qind e vdekjeve në planet ndërlidhen me këtë problem, transmeton Telegrafi.
Obeziteti mund të shkaktohet nga lëngjet e tepërta brenda trupit, por edhe për shkak të arsyeve tjera.
Shumë njerëz i nënshtrohen dietave strikte apo edhe ndërhyrjeve kirurgjike për ta djegur dhjamin, mirëpo shumë pak e kanë provuar metodën natyrale e cila merr pak kohë për t’i shfaqur rezultatet.
Për të humbur peshë dhe për ta zvogëluar madhësinë e abdomenit, gjëja e parë që duhet ta merrni parasysh është sasia dhe kualiteti i ushqimit që e konsumoni. Duhet t’i eliminoni të gjitha ushqimet e dëmshme dhe pijet që përmbajnë sheqer.
Veç kësaj, përgatitja e një pije natyrale që përfshinë kastravecët, majdanozin etj., do t’ju ndihmojë jashtëzakonisht shumë, si dhe procedura është tejet e lehtë.
Përbërësit:
– Një kastravec
– Pak selino
– Një tufë majdanoz
– Tri rriska ananasi
Procedura, siç e cekem edhe më lart, është shumë e thjesht. Vetëm pastroni dhe përzieni në një blender. Këtë pije konsumojeni në stomak të zbrazët çdo mëngjes.
Mos e lini më shumë se 15 minuta pasi ta keni përzier sepse mund t’i humbë të gjitha vlerat ushqyese. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel