LAJMI I FUNDIT:

Pini ujë orizi dhe do të mahniteni me atë se çfarë i ndodh trupit tuaj

Pini ujë orizi dhe do të mahniteni me atë se çfarë i ndodh trupit tuaj

Përgatitja:

Së pari iu duhet oriz, ujë i pastër dhe një tas, transmeton Telegrafi.


Orizin e zieni, dhe pasi të jetë gatuar mirë, e filtroni ujin në një tas tjetër dhe duke pasur kujdes që nuk po lini oriz në ujë.

Pasi të ftohet, uji i orizit është i gatshëm për konsumim.

Këto janë disa nga përfitimet shëndetësore  që i sjell uji i orizit:

Është burim i mirë i energjisë

Është i pasur me karbohidrate dhe kjo do të thotë shumë energji!

Trupit të njeriut i duhen karbohidratet për energji, prandaj një gotë me ujë orizi në mëngjes është mënyrë e mirë për të filluar ditën.

Posa ta pini, nuk do të ndiheni të lodhur apo pa energji.

Parandalon kapsllëkun

Uji i orizit është i pasur me fibra dhe motivon zhvillimin e baktereve të mira në stomak.

Parandalon dehidratimin

Gjatë ditëve të verës humbim shumë ujë për shkak të djersitjes, prandaj uji i orizit është mënyra e përsosur për të parandaluar dehidratimin dhe humbjen e lëndëve ushqyese. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori