LAJMI I FUNDIT:

Pjesa e brendshme e Lexus UX, si në skenat e filmit ‘Star Wars’ (Foto)

Pjesa e brendshme e Lexus UX, si në skenat e filmit ‘Star Wars’ (Foto)

Prodhuesi japonez i veturave duket se zotëron ‘makinën kohore’, sepse veturat e saj po i përngjajnë atyre që zakonisht i shohim në filmat fantastiko-shkencorë!

Së fundmi është lansuar koncepti i enterierit të modelit UX, që ngjan shumë me një nga skenat e filmit ‘Star Wars’, transmeton Telegrafi.


Pjesa e brendshme e Lexus UX ngjanë me skenat e filmit Star Wors foto 2

Linjat e prera, teknologjia e lartë dhe finesat e pazakonta, kanë bërë që pamja e brendshme të jetë si e fluturakeve.

Më herët Lexus ka treguar edhe se si do të duket pjesa e jashtme e modelit UX, që do të prezantohet në Paris Motor Show.

Pjesa e brendshme e Lexus UX ngjanë me skenat e filmit Star Wors foto 3

Duke pasë parasysh se veturat që kanë këso pamje janë shumë të kërkuara, kompanitë po mundohen të punojnë në këtë stil, që të jenë sa më afër kërkesave të klientëve. /Telegrafi/

Pjesa e brendshme e Lexus UX ngjanë me skenat e filmit Star Wors foto 4