LAJMI I FUNDIT:

Pejë, plagos një person e më pas bën vetëvrasje

Pejë, plagos një person e më pas bën vetëvrasje

Një person ia ka marrë jetën vetes sot në Pejë. Policia e këtij qyteti ka sqaruar tërë rastin që ka ardhur deri te kjo vetëvrasje e N. Q, i lindur në vitin 1956.

“Policia në Pejë njofton se sot rreth orës 06:55 është pranuar informacioni se në rrugën ‘Nëna Tereza’ ka ndodhur një tentim vrasje me ç’rast kryerësi N.Q. ka shkaktuar edhe veprën tjetër ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’”, thuhet në një njoftim të Policisë.


Policia e Kosovës ka ndërmarrë masa të menjëhershme, njësite relevante iu kanë përgjigjur vendit të ngjarjes për të zhvilluar këqyrjen e vendit të ngjarjes.

“Bazuar në të dhënat preliminare, edhe nga vendi i ngjarjes, proceset tjera hetimore mësohet se deri të ky incident ka ardhur kur viktima e rastit shtetasi i Kosovës, i nacionalitetit boshnjak S.K. (1955) kishte shkuar në vend pune në Qendrën e shëndetit mendor në Pejë, aty kishte shkuar edhe i dyshimti shtetas i Kosovës, N.Q.(1956), i cili papritmas fillon të shtëna me armë zjarri disa herë në drejtim të viktimës. Viktima arrin të fshihet me një vend në ketë qendër, por ishte i plagosur në këmben e majtë në pjesën e shputës”, thuhet në komunikatë.

I dyshimti arrin të largohet nga vendi i ngjarjes dhe posa arrin në shtëpinë e tij në rr.’Hakif Peja’ i merr jetën vetës, kryen veprën e vetëvrasjes me armë zjarri.

Lidhur me këto raste të ndërlidhura hetuesit kanë ndërmarrë veprime hetimi në bashkëpunim të plotë edhe me prokurorin e shtetit për të zbardhur të gjitha rrethanat që kanë quar deri të kjo ngjarje, raporton KosovaPress.

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori