LAJMI I FUNDIT:

Plagoset një 14 vjeçare nga gjuajtja me armë

Plagoset një 14 vjeçare nga gjuajtja me armë
Foto: Ilustrim

Një vajzë e moshës 14 vjeçare ka marrë lëndime nga një plumb “qorr” në fshatin Gllumovë të Shkupit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas informacioneve të MPB, mbrëmë rreth orës 20:30 një person i paidentifikuar ka gjuajtur me armë disa herë, me ç’rast njëri nga plumbat ka përfunduar në këmbën e 14-vjeçares, e cila gjendej në oborrin e shtëpisë duke lozur me shoqet e saja.


Fëmija është dërguar në spitalin “8 Shtatori”, dhe pas dhënies së ndihmës së nevojshme mjekësore është lëshuar për mjekim në shtëpi.

Një plumb tjetër nga po i njëjti qëllues ka përfunduar në një automjet të llojit “Mercedes” të 42-vjeçarit H.S. nga i njëjti fshat.

Policia i ka ndërmarr të gjitha masat për hetimin dhe zbardhjen e rastit./Telegrafi/