LAJMI I FUNDIT:

Vrasje në një lokal në Tiranë

Vrasje në një lokal në Tiranë

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur sot në një lokal në Tiranë rreth orës 22:20 në afërsi të stadiumit “Selman Stermasi”, pranë shkollës 9-vjeçare “Emin Duraku”.

Mësohet se viktima është Elton Çiço.

Ai ka humbur jetën teksa transportohej për në spitalin e Traumës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30, ndërsa dyshohet se shkak i krimit ka qenë një sherr i mëhershëm i viktimës me atentatorët, kjo pasi ekspertët e kriminalistës të mbërritur në vendngjarje kanë konstatuar shenja dhune në fytyrën e viktimës. /mapo.al/