LAJMI I FUNDIT:

Platini: Italia prapa shkaku i stadiumeve

Platini: Italia prapa shkaku i stadiumeve

Presidenti i UEFA-s, Michel Platini, ka thënë se stadiumet e vjetra po e mbajnë futbollin italian në një nivel të ulët.

Juventusi është ekipi i vetëm në Itali që ka stadiumin në pronësi të vet, ndërsa ekipet tjera luajnë nëpër stadiumet publike, pronë të shtetit që do të thotë se fitimet e biletave nuk shkojnë drejtpërdrejt në kontot e klubeve. Interi është prej klubeve që do të fillojë ndërtimin e stadiumit të ri, por të tjerët heshtin.

“Stadiumet e Italisë janë problemi i vërtetë. Ato duhet të rindërtohen, por gjëja e parë është përkrahja politike. Stadiumet nuk janë pikë në tabelë, por garantojnë kredibilitet në Fair Play Financiar. Është me rëndësi që të zgjidhen çështjet ekonomike të klubeve”.


“Juventusi është bërë klub global. Ata filluan të fitojnë në Itali dhe janë duke luftuar në Ligën e Kampionëve. Nuk e di nëse mund ta fitojnë Ligën e Kampionëve, por shpresoj se në të ardhmen kjo do të ndodhë”, ka potencuar Platini për Sky Sport.