LAJMI I FUNDIT:

Plenumi Studentor do të protestojë nesër në UKM

Plenumi Studentor do të protestojë nesër në UKM

Plenumi studentor sot u bëri thirrje studentëve të Universitetit Kirili dhe Metodi (UKM), që nesër në ora 12 të dalin në protestë dhe të bllokojnë zgjedhjet studentore, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, studentët kanë të drejtë të pengojnë zgjedhje jolegjitime dhe jolegale, duke theksuar se bllokada nuk është vepër penale, ashtu siç e kanë interpretuar disa mediume.


Mësohet se është formuar një komision nga disa profesorë, dy përfaqësues të Parlamentit studentor dhe dy nga Plenumi studentor, të cilët duhet të përgatitin një propozim-tekst për ndryshime të statusit të UKM-së në pjesën e organizimit të studentëve./Telegrafi/