LAJMI I FUNDIT:

Plenumi Studentor do të protestojë sonte në ora 19

Plenumi Studentor do të protestojë sonte në ora 19

Ashtu siç është paralajmëruar, pas zhvillimeve të mbrëmshme në UKM, rreth zgjedhjeve studentore, ku është përdorur edhe dhunë policore, sonte në ora 19 do të protestojë Plenumi Studentor, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në mbështetje të tyre do të del edhe ”Revolucioni Laraman”, ndërkaq edhe LSDM-ja ka paralajmëruar se do t’u bashkangjitet në protestë.


Plenumi kërkon të anulohen rezultatet e zgjedhjeve në Parlament Studentor të UKM-së, kërkojnë qëndrim zyrtar të Senatit të universitetit, Rektoratit dhe Rektorit, të cilët, sipas Plenumit, duhet të dënojnë aktin e mbrëmshëm të dhunës ndaj studentëve.

Në të kundërtën, Plenumi kërcnëon me radikalizim, pra me bojkotim të vitit akademik dhe nuk do të respektohen vendimet e organeve universitare./Telegrafi/