LAJMI I FUNDIT:

Po e vodhe një lopë, ha 11 vite burg – po e rrëmbeve një vajzë, vetëm tre

Po e vodhe një lopë, ha 11 vite burg – po e rrëmbeve një vajzë, vetëm tre

Të paktën 8.000 vajza të reja rrëmbehen çdo vit në Kirgistan e më pas detyrohen të lidhin martesë me rrëmbyesin e tyre. Kjo është shifra alarmante e publikuar nga Avokati i Popullit në vendin aziatik, ndërkaq organizata dhe shoqata për mbrojtjen e të drejtave të grave, thonë se ky numër shkon përtej 12.000 rasteve të tilla.

Reagimet e këtyre shoqatave detyruan parlamentin vendas të shqyrtojë mundësinë e hartimit të një ligji që do të ashpërsojë penalizimin e të gjithë atyre që rrëmbejnë vajzat e reja me qëllimin për t’i detyruar ato për martesë.

Shqyrtimi i këtij projektligji ka ndarë shoqërinë dhe parlamentin në pro dhe kundër, njofton Top-Channel. Mbështetësit e nismës thonë se duhet dhënë fund praktikave arkaike, ndërsa kundërshtarët e saj shtojnë se kjo është pjesë e traditës dhe kulturës së popullit që nuk mund të zhduket.


Nën ligjin aktual, bashkëshortët rrëmbyes mund të dënohen deri në tre vite burgim, (edhe kjo nëse vajza e rrëmbyer vendos ta padisë). Ligjvënësit vendas, kërkojnë ta ashpërsojnë në shtatë vite burgim për këtë vepër.

“Kjo është absurd, vjedhja e një kafshe dënohet me 11 vite burgim, ndërsa rrëmbimi i një vajze, maksimumi me tre”, argumentojnë shoqatat e mbrojtjes së të drejtave të grave në kryeqytetin Bishkek. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Ke gabuar gjatë gjithë jetës: Një i ri tregoi se si hahen ëmbëlsirat Tic Tac, njerëzit janë të shokuar

Ke gabuar gjatë gjithë jetës: Një i ri tregoi se si hahen ëmbëlsirat Tic Tac, njerëzit janë të shokuar

Fun
Hajduti profesionist xhepash zbulon sekretet e vjedhjeve: Turistët janë objektivi i preferuar - kur duhet të jeni veçanërisht të kujdesshëm

Hajduti profesionist xhepash zbulon sekretet e vjedhjeve: Turistët janë objektivi i preferuar - kur duhet të jeni veçanërisht të kujdesshëm

Fun
Në mes të një fjalimi të 'zjarrtë', një kryebashkiaku kolumbian i bien pantollat

Në mes të një fjalimi të 'zjarrtë', një kryebashkiaku kolumbian i bien pantollat

Fun
Prindërit i shpuan veshët një foshnje tre muajshe dhe zemëruan publikun

Prindërit i shpuan veshët një foshnje tre muajshe dhe zemëruan publikun

Fun
Rekord i ri botëror - 353 balerina kërcejnë në majë të gishtërinjve për një minutë

Rekord i ri botëror - 353 balerina kërcejnë në majë të gishtërinjve për një minutë

Interesante
Britanikja provoi për herë të parë byrekun - mësoni çfarë note i dha këtij ushqimi

Britanikja provoi për herë të parë byrekun - mësoni çfarë note i dha këtij ushqimi

Fun
Kalo në kategori