LAJMI I FUNDIT:

Po punohet në përmbushjen e kritereve të UEFA-së dhe FIFA-së

Po punohet në përmbushjen e kritereve të UEFA-së dhe FIFA-së

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka zhvilluar një takim pune me sekretarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Saliun, me të cilin bisedoi rreth infrastrukturës në stadiumet e Kosovës, për punën e licencimit të klubeve të futbollit, një proces ky tejet i rëndësishëm sidomos tani pas pranimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA, por edhe për nevojën e përmirësimit të infrastrukturës në stadiumet tona para garave ndërkombëtare të cilat do të zhvillohen shpejt.

Ministri Shala dhe sekretari i FFK-së, Saliu gjithashtu biseduan për punën e standardeve të reja që janë krijuar për futbollin e Kosovës pas anëtarësimit në dy organizatat ndërkombëtare, duke u shprehur se kërkohet një bashkëpunim i ngushtë mes institucioneve të vendit, FFK-së dhe klubeve, në funksion të konsolidimit të futbollit tonë dhe prezantimit sa më të mirë në arenën ndërkombëtare.

Sipas një komunikate të Ministrisë së Kupturës, Rinisë dhe Sportit, ministri Shala ka thënë se institucionet e Kosovës po punojnë intensivisht që të përmbushin të gjitha kriteret e parapara nga UEFA dhe FIFA në fushën e infrastrukturës.

Ai shtoi se procedurat rreth Stadiumit të Prishtinës kanë përfunduar dhe shpejt pritet nënshkrimi i kontratës për renovimin e këtij stadiumi, i cili në atë ardhmen do t’i plotësojë standardet ndërkombëtare për gara në futboll.

Po ashtu, ministri Shala u shpreh se po punohet që Stadiumi Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë të mund të përgatitet për garat ardhshme./KosovaPress/

Në trend Sport

Më shumë
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Greenwood mund të largohet nga Man Utd për t'u bashkuar me ekipet rivale nga Liga Premier

Greenwood mund të largohet nga Man Utd për t'u bashkuar me ekipet rivale nga Liga Premier

Premier League
I thjeshti, i vështiri, ideali dhe i brendshmi – katër opsionet e Barcelonës për trajnerin e ri

I thjeshti, i vështiri, ideali dhe i brendshmi – katër opsionet e Barcelonës për trajnerin e ri

La Liga
Kalo në kategori