LAJMI I FUNDIT:

Po u pastruan listat, veteranët marrin edhe më shumë se 170 euro

Po u pastruan listat, veteranët marrin edhe më shumë se 170 euro

Listat e veteranëve të luftës janë fryrë tej mase, prandaj buxheti vështirë se i mbulon pagat për këtë numër të madh.

“Ne kemi arritur akord me FMN-në që t’i ndajmë 50 milionë në vit – pra 38 milionë për veteranë dhe 12 milionë për invalidë – dhe nëse pastrohen listat, veteranët mund t’i marrin jo vetëm 170 euro, por edhe më shumë”, ka thënë Krasniqi. “Edhe komisioni edhe shoqatat janë pajtuar që numri maksimal i veteranëve të jetë rreth 12-13 mijë persona. Por, në momentin e fillimit të ekzekutimit është parë që diçka nuk është mirë, sepse numri është rritur mbi të gjitha parashikimet”.


Në planifikimin buxhetor të këtij viti janë ndarë 25 milionë, e numri i veteranëve është rritur në 24 mijë persona.

“Ndaj, janë shtuar edhe shtatë milionë euro në këtë linjë buxhetore. Pastaj ka pasur edhe një rritje prej katërmijë veteranësh. Kështu kemi vendosur që kjo pjesë të paguhet nga fondet rezervë të shtetit. Veteranët nuk duhet të brengosen a do t’i marrin apo jo pensionet, pasi ne do ta gjejmë një zgjedhje. Por, ky numër do të reflektojë në vitet vijuese. Në total pagesa për pjesëmarrësit e luftës mund të shkojë në 150 milionë dhe shteti i Kosovës e ka të pamundur ta paguajë këtë shifër”, shtoi ai.