LAJMI I FUNDIT:

Pogba: Nuk dua ta kopjoj Rijkaardin

Pogba: Nuk dua ta kopjoj Rijkaardin

Mesfushori i Juventusit, Paul Pogba, është shprehur i kënaqur me dy golat e tij që i shënoi kundër Udineses dhe ka thënë se ai nuk dëshiron ta kopjojë Frank Rijkaardin.

Menaxheri i tij, Antonio Conte, pas ndeshjes tha se Pogba me paraqitjen e tij ia kishte kujtuar legjendën Frank Rijkaard.

”E di shumë mirë se kush ishte Rijkaardi dhe unë nuk e di nëse dukem si ai në fushë. Por, unë nuk dua ta kopjoj askënd, vetëm dua që të përmirësohem dhe të mbes ky që jam”.


”Ishte një natë shumë e bukur për mua. Arrita të shënoj dy herë dhe goli i parë në veçanti më pëlqeu shumë, kështu që jam shumë i lumtur”, ka thënë francezi./Telegrafi/