LAJMI I FUNDIT:

Pokemon Go – aplikacioni më i shkarkuar ndonjëherë

Pokemon Go – aplikacioni më i shkarkuar ndonjëherë

Ende nuk dihet se sa herë është shkarkuar loja e famshme Pokemon Go, megjithatë, kjo lojë tashmë ka thyer rekorde.

Pokemon Go është shkarkuar më së shumti herë në javën e parë për historinë e aplikacioneve, ka njoftuar Apple. Kompania ka refuzuar të jap shifra ose numra specifik.

Por aplikacioni i lansuar më herët gjatë këtij muaji në Amerikën Veriore, Pokemon Go ka marrë menjëherë majat e listave të iTunes dhe Google Play.

Për momentin, loja është e listuar e para në listat e lojërave të të dyja dyqaneve. Parashikimet e deritanishme bëjnë të ditur se të hyrat nga loja i sjellin kompanisë krijuese 1 milionë deri në 2.3 milion dollarë në ditë.