LAJMI I FUNDIT:

Pokemon GO vjen edhe në Gjermani

Pokemon GO vjen edhe në Gjermani

Më herët është thënë se Pokemon GO do të lansohet në Gjermani për sistemin operativ Android. Por tani merret vesh se aplikacioni dhe loja që po bën bujë në tërë botën ka arritur në iOS.

Pokemon GO tani është në dispozicion në iTunes në Gjermani për iPhone, iPad dhe iPod Touch, dhe kjo i bie se së shpejti do të jetë në dispozicion edhe në vendet tjera të Evropës.


Pritjet janë që loja të nisë në Britani të Madhe dhe në pjesën tjetër të Evropës së shpejti, dhe ajo duhet të jetë në dispozicion në të dy platformat – iOS dhe Android.