LAJMI I FUNDIT:

Policia e Kosovës e përgatitur për protestë

Policia e Kosovës e përgatitur për protestë

Policia e Kosovës ka përfunduar të gjitha përgatitjet për protestën e sotme të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën, duke angazhuar numër të mjaftueshëm të zyrtarëve policorë për menaxhim të sigurisë së përgjithshme dhe mbarëvajtje të protestës.

Zëdhënësit i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka konfirmuar për KosovaPress se qëllimi i planit dhe angazhimeve policore do të jetë në sigurinë e përgjithshme në Kosovë, mbajtjen e rendit dhe sigurisë publike, zbatueshmërinë e ligjit.


Ai ka thënë se kanë shtuar masat e sigurisë për të garantuar rend, qetësi dhe siguri publike, lëvizje të lirë, para, gjatë dhe pas protestës.

Hoxha ka shtuar se qëllimi i planit policor është garantimi i rendit dhe sigurisë, si dhe lëvizja e lirë për të gjithë qytetarët.

Sipas tij, në bazë të nevojave operative do realizohen edhe ri-drejtime të trafikut për një qarkullim pa pengesa.

Ai tha se Policia e Kosovës ka angazhuar kapacitete të mjaftueshme, respektivisht numër të mjaftueshëm të zyrtarëve policorë për menaxhim të sigurisë së përgjithshme dhe mbarëvajtje të protestës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori