LAJMI I FUNDIT:

Policia e “pleqve” të Kosovës!

Policia e “pleqve” të Kosovës!

Demarkacioni është kusht për vizat. Fatkeqësisht unë e kam nënshkruar vijën për demarkacion. Unë nuk kam njohuri profesionale se si bëhet demarkacioni, por e kam nënshkruar atë marrëveshje në cilësinë e ministrit të Brendshëm duke u bazuar nga një raport të një komisioni qeveritar profesional se kufiri është aty ku është. Unë dua të shoh një dëshmi që ka shmangie dhe do ta korrigjojmë.

Kështu është shprehur ministri i Brendshëm, Skender Hyseni gjatë një bisede në emisionin “Puls” të KTV-së.


Ai, megjithatë, ka thënë se nuk dëshiron të merret me spekulime rreth demarkacionit nga persona jashtë institucioneve dhe që nuk janë kompetentë për të diskutuar këtë çështje.

“Nuk dua të merrem me spekulimet e Z. [Shpejtim] Bulliqi [deputet i LDK-së], me spekulime nga njerëz jashtë institucioneve. Unë jam institucionalist, pra unë i besoj komisionit profesional dhe duhet t’u besohet institucioneve. Nëse secili që merret me politikë mund të bëhet gjeodet, ekspert i hartografisë, s’e di ku do të përfundojmë”, theksoi Hyseni, raporton Koha.net.

Ministri i Brendshëm foli edhe për çështjen e anëtarësimit të mundshëm të Kosovës në institucionin evropian policor, Interpol, duke thënë se “nuk dua të paragjykoj se a do të pranohemi këtë vit a jo”.

Tutje, Hyseni pranoi se Qeveria e Kosovës e ka problem integrimin e strukturave paralele në institucionet e sigurisë në veri të vendit.

Ai përmendi edhe rastin e njohur tashmë si “Rasti Kumanova”, për të cilin tha se nuk ka pasur asnjë informacion se “grupe të ndryshme kanë kaluar ilegalisht”.

“Unë nuk kam ditur asgjë. Vetëm pasi kanë ndodhur trazirat jemi njoftuar”, u shpreh ministri i Brendshëm, Skender Hyseni.

Ministri foli edhe për ndryshimet në institucionin e Policisë së Kosovës, duke thënë se do të bëhen korrigjime.

“Vendimin për zgjedhjen e drejtorit të ri të Policisë, do ta jap zyrtarisht diku kah tetori kur të vjen koha, por do ketë rifreskime gjithsesi në Polici, do bëhen korrigjime në shumë fusha”, u shpreh ai.

Ai tha se në Policinë e Kosovës do të ketë reforma sepse, sipas tij, më 1 janar të vitit të ardhshëm do dalin në pension të parakohshëm një gjeneratë e policëve pasi që, gjithnjë sipas tij, “Policia e Kosovës është më e vjetra në Evropë për nga mosha”.

Ministri tha se Projektligji për pensionimin e parakohshëm do të shkojë në Kuvend.

“Policët e Kosovës do të pensionohen më 1 janar 2017, para kohe, pra në moshën 60 vjeçare”, theksoi ministri i MPB-së, Skender Hyseni.

Në trend Lajme

Më shumë
Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin

Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin "Mobile Journalism" në fushën e gazetarisë - në fund shpërblehen më të mirët

Komunat
Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?

Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?

Lajme
U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

Elfije Boletini
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori