LAJMI I FUNDIT:

Policia në Tokio bëhet me tri super-vetura për mbrojtjen e rendit (Video)

Policia në Tokio bëhet me tri super-vetura për mbrojtjen e rendit (Video)

Prej kohësh në Shtete e Bashkuara, policët i ndjekin keqbërësit me vetura shumë të shpejta.

Forcat policore në Itali janë po ashtu të njohura për vetura super të mira, ndërsa nuk bëhet fjalë për makinat që përdorë Policia në Dubai, transmeton Telegrafi.


Po, në Tokio të Japonisë? Ky vend është i njohur për prodhimin e një numri të madh të veturave kualitative dhe të shpejta.

Është pikërisht prodhuesi vendas Nissan, që e ka pajisur Policinë me bazë në kryeqytet me vetura 300Z Nismos.

Tashmë kanë hyrë në funksion tri vetura të këtij modeli, ndërsa pritet që numri i tyre, së shpejti të shtohet. /Telegrafi/