LAJMI I FUNDIT:

Policia rrethon sheshin “Zahir Pajaziti”, arrestohet një person pas të shtënave (Video)

Policia rrethon sheshin “Zahir Pajaziti”, arrestohet një person pas të shtënave (Video)

Policia e Kosovës ka rrethuar një zonë të madhe të sheshit “Zahir Pajaziti” dhe po kryen hetime se çka ndodhi në orët e mbrëmjes, kur aty po mbahej nata e parë e festivalit “BeerFest”.

Mësohet se nga vrapi i pakontrolluar e nga paniku që ka përfshirë turmën kanë mbetur disa të lënduar.

Shumë njerëz janë shkelur nga turma që është përfshirë në “stampedo”, raporton koha.net.

Shumë të tjerë janë alivanosur nga frika.

Ambulancat kanë ofruar ndihmën e parë për ata që kanë pasur nevojë, e të tjerë janë dërguar drejt QKUK-së.

Në këto çaste, gjendja në sheshin e kryeqytetit paraqitet e qetë.

Policia e Kosovës ka thënë se rreth orës 23:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” ka pasur të shtëna me armë, raporton koha.net.

Aty menjëherë kanë dalë policia dhe kanë rrethuar vendin, ku kanë gjetur disa gëzhoja të plumbave.

Policia thotë se kanë informacion se është plagosur në këmbën e majtë një i mitur 15-vjeçar dhe i njëjti është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori