LAJMI I FUNDIT:

Politikanët kosovarë që po lënë gratë e fëmijët, për të dashurat e reja? (Foto)

Politikanët kosovarë që po lënë gratë e fëmijët, për të dashurat e reja? (Foto)

Ndarja është e rëndë, sidomos për ata që dashurojnë. Bëhet më e rëndë nëse njëri partner e lë tjetrin thjesht për një fytyrë a trup të bukur.

Kemi dëgjuar për një mori ndarjesh në botën e shoubizit. Çifte të famshme anë e kënd botës u japin fund lidhjeve për shkak të aferave të dashurisë, shkruan “Kosovarja”.


Sindroma “Levinski” e Bill Clintonit, i ka rrokur edhe figurat politike në vend. Jo një, por shumë prej pushtetarëve tanë përfliten për flirte, romanca, dashuri e gjëra të tilla, krejtësisht rozë.

Disa nga politikanët kanë rënë totalisht brenda, duke mohuar gjithçka nga e kaluara, gruan e fëmijët, vetëm për të realizuar “dashurinë e madhe”, që përherë është e re, e freskët, sensuale, joshëse…

Disa nga figurat politike që nuk i kanë shpëtuar thonjve të “mëkatit të ëmbël”, janë:

ceku1
Agim Çeku, që prej vitesh mban lidhje me një miss, me të cilën ka edhe fëmijë.

dg1

Dardan Gashi la prapa krahëve familjen, për lidhjen e re me një nga moderatorët kosovare. Ata tashmë kanë edhe fëmijë së bashku. Vajza është shumë vjet më e re se politikani në fjalë.

saf1

Safet Gërxhaliu, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, u dashurua në sekretareshen e tij. Kjo histori rozë bëri bujë mediale dhe u komentua në mënyra të ndryshme. Gërxhaliu tashmë ka krijuar jetë të re, largë gruas së vjetër.

lir1

Në mesin e politikanëve me shpirt aventurist, hyn edhe Lirak Çelaj. Ai u nda nga Ilire Vinca, duke i dhënë fund martesës disa vjeçare, siç thuhet për shkak të një bukurosheje.

bler1

I fundit i rënë në “grackën e dashurisë pa emër” është Blerand Stavileci. Ai gjatë kohës sa ishte i martuar, ka mbajtur lidhje paralele me një modele. Politikani i ri tashmë është ndarë nga gruaja dhe vajza, ndonëse ende nuk flitet për divorc zyrtar, shkruan “Kosovarja”.

Në trend Fun

Më shumë
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Imitimi perfekt i luanit nga vogëlushja befason përdoruesit e rrjeteve sociale

Imitimi perfekt i luanit nga vogëlushja befason përdoruesit e rrjeteve sociale

Fun

"Ata as nuk dinin të luftonin": Përleshje mes tre burrave pas një aksidenti në një autostradë të ngarkuar të Los Anxhelosit

Fun
Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Interesante
Ankesa

Ankesa

U refuzua nga

U refuzua nga "universiteti i ëndrrave", postimi i djaloshit ngjall reagime në rrjete sociale

Fun
Kalo në kategori