LAJMI I FUNDIT:

Polytron zbulon telefonin e parë në botë plotësisht transparent

Polytron zbulon telefonin e parë në botë plotësisht transparent

Këtë javë, Polytron ka zbuluar telefonin e parë të mençur, prototipin e parë në botë i cili vjen me ekran të plotë transparent.

Prodhuesi tajvanez është duke e dizajnuar këtë model për një kohë të gjatë, dhe pas prezantimit të modelit prototip të telefonit mund të vërehet se vetëm disa komponenta të ekranit janë të dukshme, si pllaka, çipi i memories dhe kamera.

Materiali kryesor me të cilin është krijuar telefoni është prej xhami, ndërsa ekrani i tij është i ndjeshëm në prekje, dhe për momentin ofron vetëm disa funksione fillestare.

Dizajni më shumë është një prove e konceptit për momentin, dhe i njëjti mund të shkaktojë disa probleme, kur në të shtohen më shumë karakteristika, sepse mund të bëhet e ndërlikuar për të lexuar në një ekran transparent.

Megjithatë Polytron, është duke planifikuar të debutojë me teknologjinë e saj të re në telefon deri në fund të vitit 2013./ Telegrafi /