Populli voton, populli pëson
Po e nis këtë shkrim për t’ju njoftuar juve motra e vëllezër shqiptar përse ne “populli” votojmë dhe përse ne të “gjorët” pësojmë.
Kriza na ka kapluar të gjithëve. Së pari ajo mendore , sepse jo aq shumë mendojmë ose e shfrytëzojmë trurin. Dhe së dyti ajo financiare, sepse nuk jemi punëtorë sa duhet të jemi, të bëhemi Zot të vetvetes e jo të lejojmë të tjerët të luajnë me mundin dhe me fatin tonë.
Kur them mundin tonë dua të theksoj se sa të butë bëhemi aty ku duhet ta çojmë zërin dhe se sa tolerant bëhemi kur është në pyetje fati jonë.
Pse ankohemi për krizën kur atë vetë e lejojmë të na kaplojë të gjithëve? Vallë, a jemi ne ata të cilët votojmë që të na përfaqësoje dikush në qeveri apo në institucionet e shtetit, a jemi ne ato të cilët duhet të përfitojmë po nga ato njerëz që me vullnetin tonë janë nëpër ato institucione? Po ku janë ata? Çfarë pune bëjnë dhe çfarë pune duhet të bëjnë?
A ka ndodhur që ndonjë politikan apo kryetar partie, kryetar komune, ministër, drejtor institucioni apo çfarëdo funksionari qoftë, që të vijë në derë t’ju trokasë për ndonjë njoftim apo t’ju ofrojë ndonjë ndihmë ose të pyesë për hallin pasi e ka marrë verdiktin tuaj? Asnjëherë nuk ka ndodhur një gjë e tillë! Pse? Për arsye të thjeshtë: kolltuku është i butë.
Pra, çfarë dobie keni marrë ju nga vota juaj? Se ju kanë punësuar një administrator diku në ndonjë qosh të ndonjë zyre që s’ka asnjë ndikim? A kjo quhet punë?! Të marrë pagë duke ndenjur pa obligim? Kështu mendoni se do kalojë kriza? Jo, kriza kalohet vetëm duke punuar, duke bërë aktivitete të ndryshme ashtu siç bëjnë maqedonasit të cilët asnjëherë nuk ankohen për gjëra të tilla, për arsye se ata nuk janë njerëz me komplekse siç jemi ne. Ato nuk janë hazërxhinjë që të presin vetëm nga një i punësuar prej një familje, por merren edhe me aktivitete të tjera, siç janë: shfrytëzimi i subvencioneve të ndryshme që ndahen për lëmi të ndryshme.
Ata nuk kanë komplekse nëse punojnë punë bujqësie apo blegtorie, ata shfrytëzojnë çdo donacion, çdo subvencion që ndahet nga agjenci dhe organizata të ndryshme. Se tek ata çdo ditë e natë arrijnë informacione për gjëra të tilla nga politikanët, kryetarët e komunave, ministrat apo drejtorët e institucioneve të ndryshme të cilët ato i kanë përzgjedhë dhe votuar. Kurse, vëllezërit tanë që nga viti 2001 kur mbaroi konflikti dhe kur u nënshkrua Marrëveshja e Ohrit, merren me çështjen kombëtare dhe me implementimin e Marrëveshjes së Ohrit.
Epo mirë, do të mbarojë ndonjëherë kjo përrallë, por a do implementohet kjo Marrëveshje ndonjëherë? Jo, asnjëherë! Përderisa maqedonasi luan me ne duke na shtyrë zjarrin neve në mes dhe na shtyn fesatin vëlla me vëlla, asnjëherë nuk do të implementohet. Sepse ne aq të dobët i kemi përfaqësuesit saqë nuk e shohim se çdoherë kur ndodhë ndonjë situate e tillë ata i realizojnë projektet dhe investimet e tyre nëpër familjet dhe zonat ekonomike nga vendet e maqedonasve. Kurse shqiptarët i lënë të bëjnë spektakël njëri me tjetrin.
Ngriheni zërin për këto çështje e mos lejoni që të pasurohen maqedonasit me paratë tona. Mos lejoni që përfaqësuesit tanë shqiptarë të tallen me mundin tonë. Shkupi 2014 ndërtohet me paratë e shqiptarëve me tepricat e fondeve që nuk i shfrytëzojmë ne dhe ua lëmë atyre të bëjnë çfarë t’ju dojë qejfi.
Mos lejojmë që kuajt, luanët, statujat të paguhen me dënimet e palogjikshme që u jepen firmave shqiptare. Mos u krenohuni me një administrator të punësuar dhe asnjëri në detyrën e vet për të cilën ka mbaruar shkollë ose s’ka mbaruar asgjë, se keq i bëni vetvetes, familjes dhe atij administratori që nuk mund të rrijë përballë kolegut të tij maqedonas as me dije e as me punë.
Nuk ka kuptim dhe s’ka përparim kur dikush nga ne deri dje ka ruajtur lopë e dhen e sot është bërë administrator. Kjo nuk na çon përpara, por na lë mbrapa se prej asaj lope ose asaj deleje mund të përfitojë shumë më shumë ngase atë punë di ta bëjë dhe me atë blegtori apo bujqësi mund të përfitojë duke aplikuar si maqedonasit për subvencione.
Nuk është shkolla për secilin siç nuk është bujqësia e blegtoria për secilin. Nuk është politika për çdonjërin, siç nuk është mjeshtëria e ndërtimit për çdonjërin, apo komandant i luftës i cili e ka atë meritën e vet. Nuk është arsimi për çdonjërin që ka mbaruar vitet shkollore nëpër lokale kafenesh. Nuk është çdonjëri polic, ngase nuk i di rregullat dhe ligjet e punës së vet duke qenë deri dje kamerier.
Pra, ti marrim punët më me seriozitet, sepse vitet kalojnë dhe mbetëm këtu ku jemi. Ankohemi për çdo gjë, ankohemi për krizën duke mos punuar asgjë dhe duke mos u interesuar për fatin tonë. Ta ndajmë shapin nga sheqeri. Të merremi secili me nga një punë apo aktivitet. Të shfrytëzojmë çdo gjë që na takon neve dhe çdonjërin që na përfaqëson neve me mundin tonë. Pra, ta respektojmë thënien e mësuesit tonë Naim Frashëri i cili thoshte: Punë, punë, natë e ditë, që të shohim pakës dritë. Të bëhemi më punëtor dhe më të mençur e mos të lejojmë që vëllezërit tanë të tallen me ne e lëreni më maqedonasin.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëTeknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj
Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre