LAJMI I FUNDIT:

Poroshenko premton rimarrjen e Krimesë nga Rusia

Poroshenko premton rimarrjen e Krimesë nga Rusia

Presidenti ukrainas premtoi sot rimarrjen e Krimesë, zonë e aneksuar në vitin 2014 nga Rusia, si edhe pjesën lindore të Ukrainës, nën kontrollin e separatistëve pro rusë, në të njëjtën mënyrë siç u mundësua lirimi i pilotes Nadia Savtchenko, e arrestuar prej dy vitesh në Rusi.

“Në të njëjtën mënyrë siç u mundësua lirimi i Nadias, ne do të rifitojmë Donbassin dhe Krimenë”, deklaroi ai gjatë një ceremonie.


Pilotja Savtchenko u nderua me medaljen “Heroinë e Ukrainës”.

“Lirimi i saj është fitorja jonë e përbashkët”, shtoi presidenti.

Ai theksoi se ky ishte veçse fillimi dhe se Ukraina do të ndërmarrë ç’është e mundur për lirimin e shtetasve të tjerë ukrainas të arrestuar në Rusi.

“Ukraina zotëron të drejtën e ekzistencës, pavarësisht shpirtngushtësisë së ndonjë personi në veçanti”, u shpreh ajo duke iu referuar presidentit rus, Vladimir Putin, i akuzuar nga ana e Kievit dhe perëndimorëve për mbështetje të rebelëve në lindje të Ukrainës