LAJMI I FUNDIT:

Porositi në internet një palë xhinse, por ajo çfarë i arriti në shtëpi e la me gojëhapur (Foto)

Porositi në internet një palë xhinse, por ajo çfarë i arriti në shtëpi e la me gojëhapur (Foto)

Blerja e gjësendeve të ndryshme në internet (online) është bërë shumë e lehtë, tani ne mund të porositim një palë xhinse me vetëm një klik, dhe e gjitha çfarë na duhet është të presim disa ditë deri sa t’i sjellë postieri në shtëpi.

Por një djali i ri nuk kishte pasur edhe aq shumë fat në këtë drejtim, dhe do të dëshironte që rrobat e porositura të kishte blerë në dyqan e jo në internet, pasi ai kishte porositur një palë xhinse, dhe ajo çfarë i kishte arritur në shtëpi me postë ishin një palë xhinse tejet të gjata pothuajse sa krejt trupi i tij.


Xhinset 2

George Riggall kishte mbetur i habitur kur hapi kutinë, dhe pa xhinset shumë më të gjata se që i kishte porositur. Ai ka pranuar se i kishte porositur xhinset e gjata 81 centimetra, por kur i hapi ato e kuptoi se ato janë shumë më të gjata.

Xhinset 3

“Kur e hapa kutinë mbeta i habitur me atë çfarë pash brenda. Bëhej fjalë për një palë xhinse të gjata pothuajse sa i gjithë trupi im. Por kur i pa edhe nëna ime, nuk mundi të ndal lotët së qeshuri”, ka deklaruar George.

Ai menjëherë i kishte postuar në Twitter, dhe brenda pak minutave ka pranuar mijëra cicërima nga e mbarë bota.

Xhinset 4

Ai madje i kishte veshur me qëllim të që të realizoi një set fotografik, dhe shumë njerëz kanë shkruar komente të ndryshme me lidhje me xhinset “speciale”. /Telegrafi/