LAJMI I FUNDIT:

Portret artisti: Blerim Destani, nga Tetova në Hollywood

Portret artisti: Blerim Destani, nga Tetova në Hollywood

Djaloshi i dikurshëm nga Tetova, Blerim Destani, dëshirën për aktrim e kishte shfaqur qysh në moshën dhjetëvjeçare. Kësisoj, ai në moshën 14 vjeçare, u angazhua në rolin kryesor, në filmin televiziv “Atje ku nuk lind dielli”. Këtu, edhe nisi rrugëtimi i tij për të mos u ndalur kurrë, por duke u bërë gjithnjë e më i afirmuar në qarqet evropiane dhe botërore.

Shkruan: Shaqir Foniqi


Arti i shtatë, i hyri në gjak, dhe sakaq ndoqi mësimet për aktrim në Londër. Kësisoj, ftesën më serioze, Blerimi e mori në virin 2004 për të qenë pjesë e një filmi. Mirëpo, Blerimi vëmendjen e tërhoqi me rolin e Benit tek filmi televiziv i Sunaj Raçes, ‘Metropolet’, ku iu vërejt një talent i lindur dhe një pasion i madh për filmin. Blerimi, po bleronte në film dhe po priste rastet. Një vit më vonën ai bëhet pjesë e filmit “Etjet e Kosovës”, i cili interpretonte rolin e një luftëtari, ku përjetoj peripeci dhe sfida e golgota gjithfare. Ai, para se të fillonte xhirimin e këtij filmi, pati kontakte më shumë njerëz, të cilët kishin kaluar nëpër këtë kalvar dhe kësisoj, sikur hyri në botën e tyre, duke përjetuar bashkë me ta gjithë atë xanxë të tmerrshme.

blerimdestani12345

Destani shpalosi me shumë dhembje dhe me një rrëqethje skenat dhe shpalos shpirtrat e tyre të thyer e të përbuzur.

Megjithëse profesioni i aktorit filloi t’ia trazojë shpirtin, ai nuk u ndal në këtë fushë, por po kërkonte sfida edhe më të mëdha dhe ato erdhën. Ka punuar si ndihmës producent në filmin “Uji i madh”, me regji të Ivo Trajkovit, më 2004, film i cili u prezantua në shumë festivale dhe u vlerësua më çmime të përfillshme. Blerimi, në ndërkohë po e zhvillonte karrierën e tij filmike, duke e begatuar atë,dita-ditës. Kësisoj, Blerimi deri më tashti ka luajtur në këta filma: “Atje ku nuk lind dielli”, “Metropolet”, “Etjet e Kosovës”, “Koha e kometës”, “Separation city”, “Get Low”, “Wanderhure”, etj.

ungeshnt-marieke-dilles-blerim-destani-2-rcm0x1920u

Blerim Destani thekson se invalidët e luftës janë memecët e dhembjes, kurse flet edhe për rrugëtimin e tij deri në Hollywood, e cila për të ka qenë e vështirë, por mjaft e suksesshme. Ai, kohën e ndarë ndërmjet Tetovës, Gjermanisë dhe Dubait, ndërsa hobi i tij është boksi dhe futbolli.

Blerim është shumë i lidhur me familjen dhe vendin e tij të lindjes. Ai, së fundmi, ishte në Festivalin “PriFilmFest” të Prishtinës, ku u shfaq më filmin premierë “Gratë”, ku mund të thuhet se Blerimi, si një aktor shqiptar, ka hyrë furishëm në botën e filmave botërore. Megjithatë, ai shpreson se një ditë do të bëhen bashkë të gjithë aktorët shqiptarë dhe të realizojnë një film të madh shqip. Po, çka trajton filmi më i ri i tij, “Gratë”?

Në një tavolinë meshkujt flasin për anën e errët të femrave, madje me gjuhën e ashpër dhe denigruese, mbase për faktin se kanë frikë nga to. Ky, duhet të jetë syzheu i filmit gjerman, në të cilin Blerimi luan bashkë Heiner Lauterbach dhe Martin Brambach.

the Munich premiere of the film 'Frauen' at Sendlinger Tor Kino on April 25, 2016 in Munich, Germany.

Ai, thotë se komedia është zhanri më i vështirë për t’u realizuar. Destani në këtë komedi e luan rolin e Lis Tushes dhe është i kënaqur me atë që ka dhënë. Ndonëse meshkuj, që të tre kanë frikë nga femrat dhe, madhe njëri prej tyre ik nga martesa, që në ditën e parë të saj. Pra, në makinë xhirohet pjesa më e madhe e filmit, rreth 60 për qind, ku, kryesisht flitet keq për femrat, natyrisht pa prezencën e tyre. Secili flet (keq) për femrat e gjeneratës së vet, ku thekson se kjo ka qenë një eksperiencë e veçantë, të cilën nuk e kishte të njohur më parë. Në këtë film Blerimi, në gjuhën shqipe i drejtohet nënës së tij, se nuk mund të martohet me vajzën që nuk e do.

Blerimi, aktrimin e krahason me një top bore: kur fillon të rrokulliset nuk ka të ndalur. Ai, tashmë pothuaj e ka provuar veten në të gjitha zhanret e filmit dhe pothuajse kudo ka dalur i suksesshëm. Megjithatë, ai tregon se meshkujt nuk duhet të frikohen nga femrat. Zaten edhe mesazhi i filmit e ka këtë qëllim. Por, meshkujt, sikur ende nuk janë të gatshëm për kompromise. Të qenmit ‘single’ është njëfarë lumturie e çastit, por nuk je i mbushur.

Untitled-1

Destani, aktualisht është i angazhuar në një film kinez. Ndërsa, duke folur për aktorët shqiptarë, ai thotë se ka shumë aktorë të talentuar shqiptarë, për të cilët lutët që të gjejnë hapësirë të mjaftueshme.
Blerim Destani, tashmë ka një karrierë të pasur artistike dhe një përvojë e bagazh të madh. Ai, flet me pietet për punën e çdo regjisori, për stilin dhe teket e tij, por nuk e fsheh dëshirën që një ditë të provoj vetën edhe në regji.

U ndamë nga Blerimi, me shtrëngim duarsh dhe me dëshirën për suksese, shëndet dhe fat të ndërsjellë. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

Botë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Kalo në kategori