LAJMI I FUNDIT:

Pos që ishin të mrekullueshëm, disa filma romantikë u bazuan në ngjarje të vërteta (Foto)

Pos që ishin të mrekullueshëm, disa filma romantikë u bazuan në ngjarje të vërteta (Foto)

Ka një shprehje të cilën të gjithë e kemi dëgjuar: dashuri sikur nëpër filma. Mirëpo, nganjëherë jeta reale është inspirimi më i mirë për krijuesit e filmave, të interesuar në subjektin dashuri.

Histori të pabesueshme të dashurisë që i kemi parë vetëm nëpër filma, në fakt mund të jenë histori dashurie që i kanë ndodhur dikujt në të vërtetë. Historitë ë cilat as skenaristë më të mirë s’do të mund t’i shkruanin.


Klan Kosova ka bërë një listë të disa prej filmave që u bazuan në histori të vërteta dashurie.

Eat Pray Love
Në film, Elizabeth është një shkrimtare e suksesshme e cila papritmas e kupton se nuk po e jeton jetën që ajo do. Ajo vendos të lë gjithçka prapa dhe të udhëtojë nëpër botë, në mënyrë që ta zbulojë vetveten. Në Bali ajo njeh dashurinë e saj të vërtetë. Ndërsa në jetën reale, Elizabeth Gilbert është një grua po ashtu shkrimtare e filmi është bazuar në autobiografinë e saj.

eat

50 First Dates
Historia e gruas që nga aksidenti pëson amnezi dhe nuk mban mend shumë nga jeta e saj, u bë film. Gruaja në të cilën u inspirua filmi “50 First Dates”, jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe bashkëshorti i saj çdo ditë ia kujton se ata janë të martuar.

dates

Die Weisse Massai
Gjatë pushimeve në Kenia, një grua e bukur me emrin Carola, dashurohet me një burrë vendas. Ajo vendosë që të heqë dorë nga jeta që ka në Evropë, për t’u martuar me Lemalianan, e të jetojë në egërsinë e vendit. Mirëpo, gjërat nuk i dalin ashtu si i kishte menduar dhe ka probleme të mëdha me përshtatjen dhe xhelozinë e burrit dhe vendos të largohet nga Kenia. Kjo ngjare është bazuar në një histori të vërtetë.

massai

The Vow
Filmi që mori zemrën e miliona shikuesve, është i bazuar në ngjarje të vërtetë. Paige dhe Leo në film, ndërsa Krickitt dhe Kim Carpenter në jetën reale, kanë historinë sikur ajo që keni parë në film. Gruaja pëson një aksident dhe e humbë kujtesën. Por dashuria në mes tyre triumfon.

THE VOW

Në trend Magazina

Më shumë

"Faleminderit Zotit, inshallah e përjeton secili prej jush", Bardhi bën dedikimin për foshnjën të cilën ai dhe Sara po e presin

Magazina
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Butrint Avdyli
Trondit Monika Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën

Trondit Monika Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën

Magazina
Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Magazina
Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Magazina
Sara Gjordeni dhe Bardhi po bëhen prindër

Sara Gjordeni dhe Bardhi po bëhen prindër

Magazina
Kalo në kategori