LAJMI I FUNDIT:

Postimet në Facebook kujtohen më lehtë se librat

Postimet në Facebook kujtohen më lehtë se librat

Shkrimtarët mund të shpenzojnë orë të tëra duke shkruar poezi dashurie, por nëse doni të mbaheni mend, atëherë bëjeni një postim në Facebook.

Hulumtuesit kanë zbuluar se fjalitë e shkruara në Facebook kujtohen më lehtë se librat apo fytyrat. Postimet në këtë rrjet social mbahen për 1.5 herë më e lehtë në mend se një fjali nga një libër, dhe 2.5 herë më shumë se një fytyrë. Ky dallim është i madh në mes të njerëzve të cilët kanë kujtesë normale dhe ata që kanë amnezi.

Arsyeja për këtë është se truri është më reagues në formën natyrore të gjuhës, thonë studiuesit. Ndërsa, mesazhet në Facebook janë pikërisht të tillë: në formën e gjuhës që ne e përdorim çdo ditë.


"Ky zbulim mund të na ndihmojë për të hartuar më mirë mjetet edukative. Nuk sugjerojmë që librat t’i nënshtrohen Twitterit ose Facebookut, por që shkrimtarët apo ligjëruesit mund të përdorin programin PowerPoint dhe fjalimin e zakonshëm për ta transmetuar informacionin”, tha Laura Mickes nga Universiteti Warwick. /Telegrafi/