LAJMI I FUNDIT:

Pozita e fjetjes zbulon se sa e fortë është lidhja juaj

Pozita e fjetjes zbulon se sa e fortë është lidhja juaj

Mënyra në të cilën partnerët flenë flet shumë për lidhjen e tyre, sipas një studimi të ri.

Në një studim që ka përfshirë 1100 njerëz, shkencëtarët janë fokusuar në distancën në mes të partnerëve, derisa ata flenë. Kështu, ata që flenë afër njëri-tjetrit janë më të lumtur, thanë studiuesit.


Gjithashtu, çiftet të cilat gjatë natës kanë kontakte fizike, kanë më shumë të ngjarë të jenë më të lumtur dhe më të kënaqur në lidhje.

Studimi u prezantua ditë më parë në një simpozium shkencor në Edinburg, dhe bazohet në punën e psikiatres Samuel Dunkell, e cila zbuloi se njerëzit që flenë në pozicionin e fetusit janë të pavendosur, të shqetësuar dhe shumë të ndjeshëm ndaj kritikave.

20160716104538666

Teoria e Dunkell thotë se ata, pozita më e rehatshme e të cilëve është me gjunjë të afruar nga gjoksi, kanë natyrë më të qetë, janë më të gatshëm për kompromise, ndërsa ata që flenë në “pozitë mbretërore”, në shpinë, janë të sigurt, të hapur dhe të etur për sensacione.

Njerëzit që preferojnë të flenë në bark janë të prirë për perfeksionizëm.

Studimi i fundit tregoi se 42 për qind e çifteve flenë të kthyer me shpinë nga njëri-tjetri, 31 për qind janë të kthyer në të njëjtën anë, ndërsa vetëm katër për qind janë përballë njëri-tjetrit.

Couple Sleeping on Opposite Sides of Bed

Rreth 34 për qind preken gjatë natës, 12 për qind flenë shumë afër njëri-tjetrit, ndërsa dy për qind qëndrojnë larg njëri-tjetrit më shumë se 50 cm.

“Shumica e çifteve të cilat gjatë natës preken janë të lumtur në lidhje në krahasim me ata që nuk e bëjnë këtë”, tha psikologu Richard Wiseman.

Ai shtoi se ky është studimi i parë i cili shqyrton se si reflektojnë marrëdhëniet e partnerëve në mënyrën e fjetjes. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Stil
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Intimitet dhe Pasion
Këta janë zogjtë më të bukur në botë: Hipnotizojnë me ngjyrat e tyre joreale

Këta janë zogjtë më të bukur në botë: Hipnotizojnë me ngjyrat e tyre joreale

Kërshëri
Pesë gjuhët e seksit – cila është gjuha që flet partneri yt?

Pesë gjuhët e seksit – cila është gjuha që flet partneri yt?

Intimitet dhe Pasion
Kalo në kategori