LAJMI I FUNDIT:

Prangosen tre të dyshuar për vjedhje të rënda

Prangosen tre të dyshuar për vjedhje të rënda

Pasi kanë bërë disa vjedhje të njëpasnjëshme nëpër shitore të Suharekës, tre romë të cilët kanë vepruar në grup, janë kapur nga Policia e Kosovës, njërin prej të cilëve e ka zënë në flagrancë.

“Hetues policorë nga stacioni policor në Suharekë pas një pune intensive kanë arritur që në flagrancë të identifikojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin A.K të datëlindjes 1986, romë i Kosovës në dyshimin e bazuar se i njëjti në bashkëveprim edhe me dy të dyshimtit tjerë, në mini marketin ‘Beni’ në lagjen fidanishte, në Suharekë kanë vjedhur 8 pako cigare të llojit “Marlboro” dhe kanë ikur në drejtim të panjohur. Ndërsa dy të dyshuarit N.K i datëlindjes 1990 dhe A.K i datëlindjes 1996, gjithashtu romë janë arrestuar në Fushë Kosovë”, thuhet në një komunikatë të policisë së Kosovës.

Personat e dyshimtë kanë vepruar në grup dhe kanë kryer edhe disa vjedhje në disa shitore të tjera në Suharekë.


Me urdhër të prokurorit, të dyshimtit janë ndaluar në Qendrën e ndalimit në Suharekë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kalo në kategori